Botë

Miliona bullgarëve u vidhen të dhënat personale

Miliona njerëz në Bullgari ishin viktimë e një sulmi kibernetik që vodhi të gjitha të dhënat e tyre përmes agjencisë së taksave.

Shumica e 7 milionë banorëve, me shumë gjasë, do të kenë të dhëna të vjedhura në sulmin kibernetik që u bë ndaj agjencisë së taksave, transmeton KTV. Autoritetet bullgare kanë njoftuar se një 20-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se është i përfshirë në sulm.

Pak para sulmit, në adresën e medieve të këtij shteti, kishte arritur një letër që njoftonte për sulmin dhe se kishte të dhënat personale të më shumë se 5 milionë njerëzve.

Ministri i Financave ka kërkuar falje para deputetëve në parlamentin bullgar derisa ekspertët deklaruan se shumica e të rriturve në Bullgari, janë viktima të sulmit më të madh kibernetik në këtë shtet ballkanik.