Botë

Hong Kongut i bëhet thirrje për mbrojtje të Kushtetutës

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestat e reja në Hong Kong, me thirrjet për mbrojtje të kushtetutës dhe lirisë së popullit.

Kjo protestë është e para prejse qeveria në Hong Kong vendosi për tërheqjen e Ligjit për ekstradim në Kinë, por qytetarët po frikësohen se autoritetet kineze do të nisin fushatë për shtypje të lirisë në ish-koloninë britanike, transmeton KTV.

Kina, me aprovimin e saj për Ligjin e ekstradimit, ka ngjallur pakënaqësi te shtetet perëndimore, të cilat e akuzuan për shkelje të pavarësisë së vendit, të cilin e konsideron si pjesë të saj.

Më shumë se një milion njerëz morën pjesë në protestat e qershorit, të cilat konsiderohen më të mëdhatë në Hong Kong. Ata protestuan ndaj ligjit që mundësonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë, për procedurat e mëtejme gjyqësore.