Botë

Kina vë taksë ndaj kompanive amerikane që shitën armë te Tajvani

Kina ka vënë taksa ndaj kompanive amerikane që i kanë shitur armë Tajvanit. Ky vendim i Ministrisë së Jashtme kineze vjen pasi SHBA-ja njoftoi për planin që t’i shesë Tajvanit armë në vlerë të 2.2 miliardë dollarëve.

Ky vend konsiderohet si pjesë e Kinës dhe, sipas autoriteteve kineze, SHBA-ja ka cenuar sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të saj, transmeton KTV. E, vendimin për taksë ndaj kompanive amerikane, Kina e ka quajtur legjitim derisa akuzoi amerikanët për shitje të armëve të vjetra me një çmim shumë të lartë.

Ministria kineze deklaroi se shitja e madhe e armëve nga amerikanët ka filluar me ardhjen në pushtet të presidentit Donald Trump, të cilin e akuzon për bisedime të drejtpërdrejta mes shitësve të armëve dhe autoriteteve në Tajvan.