Botë

Stuhia në Greqi vret shtatë persona, alarm se mund të përsëritet

Descriptive Text

Stuhia e fuqishme e ditëve të fundit ka goditur edhe Greqinë, ku në rajonin e Halkidikit mbetën të vdekur edhe dy fëmijë, në mesin e shtatë personave në total.

Të paktën ky është numri që është raportuar deri tani.

Meteorologët grekë kanë paralajmëruar përsëri mot të ashpër e stuhi të fuqishme. Siç raporton The Guardian, dhjetëra persona janë të lënduar, transmeton Koha.net.

Stuhia e cila zgjati 20 minuta, ka shkaktuar dëme të shumta në Halkidikit.

Turistët janë kapur nga kamerat duke ikur, pasi stuhia shihet tek përmbys pemët, veturat e çdo gjë tjetër.

Dy turistë nga Republika Çeke, dy nga Rusia dhe një rumun me djalin e vet 8 vjeç vdiqën në Halkidiki, shumë afër Selanikut.

Një mot i tillë ekstrem është i pazakontë në këtë kohë në Greqi. E fundit që ndodhi e prej së cilës pati fatalitet, ishte në vitin 1983.

Ndërkaq Koha.net sjell pamje të plazhit në Nea Potidea në Hakidiki një ditë pas stuhisë.

{gallery}