Botë

Debatojnë kokë më kokë Boris Johnson e Jeremy Hunt

Kundërshtarët konservatorë për ta marrë drejtimin e konservatorëve, Boris Johnson dhe Jeremy Hunt, do të debatojnë kokë më kokë për herë të parë në një emision të drejtpërdrejtë televiziv.

Anëtarët e partisë po votojnë se cili nga këta dy do ta pasojë Theresa Mayn, si kryetare të partisë dhe kryeministër, transmeton KTV. Fituesi do të shpallet më 23 korrik. Johnsoni dhe Hunti po marrin pjesë në debate në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por kjo është hera e parë që ata do të debatojnë përballë njëri-tjetrit.

180,000 anëtarët konservatorë me të drejtë vote tashmë kanë filluar të votojnë me postë. Do të jetë hera e parë që një kryeministër do të zgjidhet nga anëtarët e partisë.