Botë

Myslimanët e Britanisë ankohen se po paraqiten negativisht

Këshilli Mysliman i Britanisë së Madhe do të nisë një fushatë në Parlament për mbulim më të drejtë mediatik.

Këshilli tha se kishte problem serioz me mënyrën se si mediat britanike raportojnë për Islamin dhe myslimanët, transmeton KTV. Nga më shumë se 10,000 artikuj dhe klipe televizive nga tre muajt e fundit të vitit 2018, 59% e tyre i lidhnin myslimanët me sjellje negative.

Gjetjet e tyre janë të ngjashme me ato të publikuara në vitin 2008 nga Universiteti i Cardiffit. Ata thanë se lajmet për myslimanët u rritën në mënyrë dramatike gjatë periudhës 2000-2008, pjesërisht të nxitura nga sulmet terroriste në Nju Jork në vitin 2001 dhe në Londër në 2005.

Një nga akademiket, Kerry Moore, i ka thënë BBC-së se raportimi i mediave britanike është përçarës, i padrejtë edhe i dëmshëm.