Botë

Maduro kërkon ndihmën e Norvegjisë në bisedimet me Guaidon

Derisa e ka mbikëqyrur një paradë ushtarake, presidenti venezuelas, Nikolas Maduro, ka bërë thirrje për dialog, për t'u dhënë fund kundërshtimeve me liderin e opozitës Juan Guaido.

Maduro përsëriti mbështetjen e tij për një proces negocimi të ndërmjetësuar nga Norvegjia, mes qeverisë së tij socialiste dhe Guaidos, kreut të Asamblesë Kombëtare të udhëhequr nga opozita, i cili argumenton se rizgjedhja e Maduros ishte mashtrim, transmeton KTV.

Venezuela u zhyt në një krizë të thellë politike në janar, kur Guaido u vetëshpall president i përkohshëm.

Guaido është njohur nga dhjetëra vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e fqinjëve të Amerikës së Jugut.