Botë

Së paku 15 të vdekur nga shirat në Mumbai

Descriptive Text

Shirat e furishëm lanë së paku 15 njerëz të vdekur në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai, ndërsa shkaktuan ndërprerje masive të transportit hekurudhor, rrugor dhe ajror.

Viktimat pësuan kur një mur u rrëzua mbi to, në orët e hershme të së martës, pas reshjeve të vazhdueshme për dy ditë.

Shumica e tyre ishin punëtorë ndërtimtarie.

Autoritetet e shpallen të martën ditë pushimi dhe kërkuan nga njerëzit që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Zyrtarët e Departamentit të Motit konfirmuan se këto janë reshjet më të mëdha të shiut në Mumbai në dekadën e fundit.

Ata thanë se shiu nuk pritet të ndalet së shpejti.

Mumbai, i cili është qendër financiare e Indisë, ka aeroportin e dytë më të ngarkuar në këtë vend.

Deri më tani, dhjetëra fluturime janë anuluar, ndërsa zyrtarët e hekurudhave kanë njoftuar po ashtu se trenat në disa drejtime nuk do të qarkullojnë.