Botë

Kanadaja pranon kthimin e bërllokut nga Filipinet

Kontejnerë që përmbanin bërllok, janë shkarkuar nga anija në Vancouver të shtunën, pasi janë kthyer mbrapsht nga Filipinet, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë në lidhje me eksportimin e mbeturinave.

Gjatë muajit maj, presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, urdhëroi qeverinë e tij që të angazhonte një kompani private për kthimin e 69 kontejnerëve në Kanada, që deklaroi se bërlloku ishte transportuar në Filipine mes viteve 2013-2014 dhe se transporti ishte kryer pa dijeninë e qeverisë, transmeton KTV.

Kanadaja u pajtua që t’i merrte mbeturinat, por jo brenda afatit të caktuar nga Manila, që u detyrua t’i tërhiqte diplomatët e saj nga Kanadaja.

Kontejnerët është dashur të përmbanin plastikë që duhej ricikluar në Filipine, por ata u mbushën me pelena dhe materiale tjera të letrës.