Botë

Policët e Kalifornisë vrasin një 15 vjeçar në parking të shkollës

Oficerët e policisë në San Diego kanë qëlluar me armë për vdekje një 15 vjeçar në parkingun e një shkolle.

Emri i të miturit nuk është identifikuar për shkak të moshës së tij të re, gjithashtu as policëve, shkruan RT, transmeton Koha.net.

Dyshohet se i riu e kishte lajmëruar vetë policinë për të shkuar në vendin e ngjarjes, duke folur kështu në vetën e tretë.

Kur mbërriti policia, ai e kishte drejtuar revolen drejtë dy policëve.

Me këtë rast policia nga frika dhe siguria për vetën kanë gjuajtur me armë drejtë tij. I mituri është dërguar menjëherë në emergjencë megjithatë ka vdekur nga plagët e rënda.

Të dy zyrtarët janë pezulluar nga puna dhe tani ka filluar hetimi.