Xhamia kryesore në Paris thotë se zgjedhja e kandidatit qendror Emmanuel Macron për president të ri të Francës është shenjë e pajtimit ndërfetar në Francë.
Macron fitoi të dielën balotazhin ndaj kandidates së krahut të djathtë ekstrem.
“Është shenjë e pastër e shpresës se myslimanët francezë mund të jetojnë në harmoni dhe është shenjë e respektimit të vlerave franceze”, thuhet në njoftimin e Xhamisë së Madhe në Paris, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
-
7 maj 2017 22:47
-
Shpërndaje në: