Botë

Senati amerikan bllokon shitjen e armëve për Arabinë Saudite

Senati amerikan bllokoi sot shitjen e armëve për Arabinë Saudite dhe vende të tjera arabe të autorizuara nga Donald Trump, një shenjë e mosbesimit ndaj politikës së favorshme presidenciale ndaj Ryad-it, pavarësisht luftës në Jemen dhe vrasjes së një gazetari saudit.

Disa përfaqësues të zgjedhur të shumicës republikane u bashkuan me demokratët për të votuar tre rezolutat që kundërshtojnë shitjen e armëve.

Me një vlerë të përgjithshme prej 8,1 miliardë dollarë, shitja u autorizua në fund të majit nga administrata Trump.

Tre rezolutat duhet të konfirmohen në Dhomën e Përfaqësuesve, me shumicë demokrate./Atsh/