Botë

Beogradi e shpall armik të Serbisë regjimin e Malit të Zi

Regjimi në Mal të Zi është armik i Serbisë dhe ashtu duhet përkufizuar, deklaroi ministri për Inovacione dhe Zhvillim të Teknologjisë të Serbisë, Nenad Popoviq, e citon B92 transmeton Koha.net.

Ai njëheresh regjimin e presidentit malazias, Millo Gjukanoviq, e ka cilësuar "kriminal".

TV Pinkut, sipas raportimeve, ministri Popoviq i ka thënë se miratimi i Ligjit mbi liritë fetare në Mal të Zi, me të cilin parashihet edhe, siç citohet të ketë thënë, marrja e pronës së Kishës Ortodokse Serbe përbën akt armiqësor, sulm në Kishën Ortodokse Serbe, mbi popullin serb dhe mbi shtetin e Serbisë.

"Kështu nuk na kanë bërë as armiqtë më të egër dhe shteti i Serbisë me siguri do të reagojë me ashpërsinë më të madhe nëse ndodhë miratimi i ligjit në Kuvendin e Malit të Zi", transmeton koha.net.