Botë

Trump: Është shumë herët për një marrëveshje me Iranin

Descriptive Text

Donald Trump u shpreh sot se ishte shumë herët për të marrë në konsideratë një marrëveshje me Iranin, në një moment kur tensionet duket se po arrijnë kulmin midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Presidenti amerikan me anë të një postimi në Twitter vlerësoi ndërmjetësimin që po ndërmerr në Iran aleati i tij japonez, kryeministri Shinzo Abe.

‘’Unë personalisht mendoj se është shumë herët për të marrë në konsideratë arritjen e një marrëveshje. Ata nuk janë të gatshëm, por as pala amerikane “, shkruante republikani.