Botë

Së paku 31 fëmijë vdesin në Indi nga konsumimi i një fruti ekzotik

Foto: urdupoint

Të paktën 31 fëmijë kanë vdekur në Indinë veriore në 10 ditët e fundit nga një sëmundje vdekjeprurëse e trurit që besohet të ketë lidhje me një substancë toksike të gjetur në frutat lychee.

Kështu kanë thënë sot zyrtarë shëndetësorë të vendit, ndërsa thonë se vdekjet janë raportuar nga dy spitale në qarkun Muzaffarpur të shtetit Bihar, pjesa lindore e vendit e njohur për pemët e të lychee.

“Të gjithë fëmijët shfaqën simptoma të sindromës së Encefalit Akut (AES)”, tha zyrtari i lartë i shëndetësisë, Ashok Kumar Singh, duke shtuar se shumica kishin pësuar humbje të papritur të glukozës në gjakun e tyre, shkruan tch.

“Departamenti i Shëndetësisë ka lëshuar tashmë një njoftim për njerëzit që të kujdesen për fëmijët e tyre gjatë verës së nxehtë, kur temperaturat shkojnë mbi 40 gradë Celsius”, tha Singh.

Së paku 40 fëmijë të tjerë që ankoheshin për simptoma të ngjashme ishin duke u trajtuar në spital.

“Po e bëjmë të pamundurën që t’i shpëtojmë ata”, tha Singh, zyrtari më i lartë shëndetësor në kolegjin mjekësor dhe në spitalin “Sri Krishna”.

Shpërthimet e sëmundjes kanë ndodhur çdo vit gjatë muajve të verës në Muzaffarpur dhe në rrethet fqinje që nga viti 1995, zakonisht që përkojnë me sezonin e lychees.

Në vitin 2014 nga e njëjta sëmundje kanë gjetur vdekjen 150 persona.