Botë

Japonia paralajmëron botën për plakjen e popullsisë

Fukuoka, 10 qershor – Shpenzime shëndetësore shumë të larta, një krah pune që reduktohet vazhdimisht, për herë të parë, ministrat e Financave të G20-ës u fokusuan dje në plakjen e popullsisë, një sfidë madhore për ekonomitë e zhvilluara dhe sfidë e ardhshme për vendet e tjera.

Japonia, që drejton mbledhjen në Fukuoka (jugperëndim), nuk e ka zgjedhur rastësisht këtë temë. Shumë shpejtë do të bëhet vendi i parë i konsideruar “më i plakuri” në planet, që do të thotë se 28% e banorëve do të jenë 65 vjeç e sipër. Ndërsa në vitin 2050 do të jenë rreth 40% e popullsisë.

Të përballur me këtë problem që bllokon rritjen, ekonomia e tretë botërore u kujdes që të ndante me fuqitë e tjera këtë eksperiencë.

Këshilla e saj, që i drejtohet veçanërisht tregjeve më pak të zhvilluara: Veproni para se të jetë shumë vonë.

“Nëse plakia e popullsisë fillon të ketë impakt para se të bëheni të pasur, atëherë nuk do të mund të merrni më masa të efektshme”, paralajmëroi ministri japonez i Financave, Taro Aso/AFP.