Botë

Prokurorët zbulojnë një varrezë masive afër Sarajevës

Prokurorët në Bosnje besojnë se një varrezë masive është lokalizuar afër kryeqytetit Sarajevë, në të cilën supozohet se gjenden eshtrat e të vrarëve gjatë luftës së vitit 1992-95.

"Pas vëzhgimit të terrenit, pamë një vend të dyshimtë dhe mbetjet njerëzore u gjetën në tokë në thellësinë rreth një metër", thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Aty thuhet se mbetjet besohet se janë të banorëve që kanë jetuar në rajonin Haxhiq i Poshtëm ( Donji Hadzic) dhe të cilët konsiderohen të zhdukur që nga viti 1992, përcjell rel.

Pothuajse 7.000 persona ende figurojnë si të pagjetur nga lufta në Bosnje, në të cilën janë vrarë më shumë se 100.000 njerëz.