Botë

Gazetarët australianë mund të burgosen për posedim informatash sekrete

Descriptive Text

Gazetarët australianë mund të përballen me burg për posedimin e informatave të klasifikuara, kanë thënë të enjten autoritetet dhe ligjvënësit, teksa policia dukej se po e zgjeronte fushëveprimin e hetimeve, pas bastisjeve mbi dy medie në këtë shtet.

Policia ka bastisur zyret kryesore të transmetuesit publik ABC, në Sydney të mërkuren, një ditë pasi që e kishin bastisur shtëpinë e një redaktori të “Neës Corp”. Bastisjet, për të cilat policia ka thënë se nuk kanë lidhje njëra me tjetrën, kanë nxitur ankesa për sulme mbi lirinë e shtypit.

Policia në këtë shtet ka thënë fillimisht se bastisjet ishin ndërmarrë në lidhje me veprën penale të rrjedhjes së informatave të klasifikuara, gjë që nënkuptonte se mediet që kishin pranuar informata të tilla nuk do të prekeshin. Por, deklarata policore në uebfaqe më vonë është ndryshuar, për ta përfshirë krimin e mundshëm të pranimit dhe posedimit të sekreteve shtetërore.