Botë

Venecianët kërkojnë ndalimin e anijeve të mëdha në qytet

Përplasja e një anijeje të madhe me një më të vogël turistësh në Venecie të Italisë, ka shtyrë banorët e këtij qyteti që të kërkojnë ndalimin e hyrjes për anijet e mëdha në qytet.

Gjatë përplasjes, u lënduan disa persona, e ky incident ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te banorët, transmeton KTV. Anija që barë 2 mijë e 600 pasagjerë kishte një problem teknik gjatë ndaljes në portin e Venecias.

Aksidenti ringjalli debatin se qarkullimi i shpeshtë i anijeve mund të rrezikojë ekosistemin e dobët dhe monumentet e këtij qyteti.

Anijet që peshojnë më shumë se 96 mijë tonë janë të ndaluara në kanalin Giudecca në vitin 2013, derisa katër vjet më vonë u ndaluan edhe anijet me 100 mijë tonë.