Botë

Papa kujton viktimat e komunizmit në Rumani

Në përfundim të vizitës në Rumani, Papa Françesku ka kujtuar viktimat e krishtera të kohës së komunizmit.

Papa Françesku ka mbajtur në Rumani një meshë para 60.000 besimtarëve dhe ka vlerësuar shtatë peshkopë greko-katolikë, të cilët kanë vdekur në burgje në periudhën 1948 - 1970. Në meshën e tij ai tha se në Rumani duhet të ruhet liria dhe mirësia si trashëgimi e peshkopëve martirë.

"Ata kanë vuajtur gjatë jetës së tyre, sepse janë angazhuar për të drejtat e njerëzve në një sistem jo të lirë ideologjik", theksoi Papa, duke theksuar angazhimin e peshkopëve "për zëvendësimin e urrejtjes me dashuri dhe faljen si bazë të besimit të krishterë".

Bashkëjetesa me besimet e tjera

Françesku apeloi për një "ideologji të re", ku njerëzit të bashkëjetojnë me kulturat dhe besimet e tjera. Konkretisht ai u angazhua për ruajtjen e vlerave në familje, në martesë dhe në jetë, si dhe kthimin e edukimit të fëmijëve dhe të rinjve tek vlerat dhe etika. Papa u angazhua edhe për më shumë tolerancë. Rumania është e njoftuar me vuajtjen e njerëzve dhe influencën e ideologjisë së një regjimi në jetën e tyre, ku vetë besimi ishte në shënjestër.

Katolikët duhet të jenë dëshmitarë të lirisë dhe bamirësië. Vëllazëria dhe dialogu duhet të vendosen mbi konflitket. Papa u angazhua për një bashkëpunim mes konfesioneve të ndryshme tek të krishterët. Rumania dhe populli rumun është një shembull i shumëllojshmërisë së besimeve.

Edhe presidenti Johannis në meshë

Në meshën e Papës në "Fushën e lirisë", ku është mbajtur asambleja nacionale në vitin 1848, ishin edhe përfaqësuesit e hebrejve, presidenti Klaus Johannis, përfaqësuesit e kishës greko-katolike, kryeministrja Viorica Dancila, princesha Margarita dhe e bija e mbretit të fundit rumun Michael I/DW.