Botë

Kandidati për kryeministër të Britanisë, Johnson, ftohet nga gjykata për mashtrim

LONDËR, 29 maj – Një gjykatë londineze vendosi sot të thërrasë ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Boris Johnson, kandidat për postin e kryeministrit, i akuzuar se ka mashtruar lidhur me kostot e qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, gjatë fushatës në referendumin e 2016 për Brexit.

”Boris Johnson do të dalë para gjykatës në një seancë paraprake dëgjimore që do të përcaktojë nëse çështja duhet të pas të dërgohet në një institucion tjetër për t’u gjykuar”, tha gjykata, transmeton atsh raportimet.

Angazhuimi i tij në fushatën për referendumin rezultoi vendimtar për fitoren e Brexit në 2016, me 52% të votave.

Akuzat ndaj Boris Johnson erdhën nga biznesmeni Marcus Ball.

Sipas avokatëve të tij, mbrojtësi i zjarrtë i Brexit ka gënjyer me vetëdije të plotë, në kohën që mbante postin e kryetarit të bashkisë së Londrës, me pretendimin se Britania e Madhe do t’i paguante 350 milionë stërlina (400 milionë euro) në javë Brukselit/AFP.