Botë

Më shumë se 50 për qind e evropianëve votuan në zgjedhjet e sivjetme

Më shumë se 50 për qind e atyre që kanë të drejt vote në zgjedhjet evropiane kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre këtë herë duke shënuar kështu rritjen e parë në katër dekada.

Në 27 prej 28 vendeve të Bashkimit Evropian – përveç Britanisë së Madhe – rreth 51 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, shfrytëzuan të drejtën e tyre, ka thënë një zyrtar i Parlamentit Evropian.

Në herën e fundit, më 2014, në zgjedhjet evropiane votuan vetëm 41 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Votimi i parë më 1970, kur BE-ja kishte vetëm nëntë shtete – nxori 62 për qind të votuesve.