Botë

Qeveria e Kolumbisë mohon se ushtarët kryen vrasje të paarsyeshme

Ministri i Mbrojtjes në Kolumbi, Guillermo Botero, ka mohuar raportimin e gazetës New York Times për një seri vrasjesh në kohën kur po negociohej paqja me Forcat e Armatosura Revolucionare.

Të shtunën, gazeta njujorkeze raportoi se gjeneralët dhe kolonelët kolumbianë urdhëruan ushtarët që t’i shpeshtojnë sulmet që çojnë te vrasjet e panevojshme, transmeton KTV. Botero tha se ky rast është dërguar te Prokurori i Përgjithshëm për hetime të mëtutjeshme.

Në vitin 2016, Kolumbia nënshkroi marrëveshje për çarmatosjen e 13 mijë anëtarëve të Forcave Revolucionare.

Paqja ka qenë e paqëndrueshme pasi kryengritësit disidentë formuan grupet e tyre dhe kryen një seri sulmesh. Së paku 139 ish-anëtarë të Forcave Revolucionare u vranë pas arritjes së marrëveshjes.