Botë

SHBA: Lajmi për armën misterioze ruse, i rremë

Mediat në Rusi kanë raportuar, të mërkurën se ushtria e këtij shteti e ka finalizuar një teknologji, që është në gjendje të neutralizojë aeroplanët, anijet dhe raketat e armiqve, brenda një rrezeje veprimi prej 5.000 kilometrash, shkruan sot Koha Ditore.

Lajmi, që fillimisht ishte transmetuar nga agjencia e lajmeve “Vesti”, më 14 prill, pretendonte se një aeroplan luftarak rus kishte testuar me sukses pajisjen e zhurmimit elektronik ndaj luftanijes amerikane, “Donald Cook”, në Detin e Zi.

“Pretendimet e Rusisë për paralizimin e ‘Donald Cook’ janë të rreme”, ka thënë Jorge Benitez, drejtor i “NATOSource” dhe bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Brent Scowcroft të Këshillit Atlantik për Sigurinë Ndërkombëtare. “Aeroplani luftarak rus ishte i paarmatosur dhe nuk ka dëshmi që ta ketë dëmtuar anijen amerikane”, ka thënë ai, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.