Botë

Refuzohet kërkesa e opozitës për anulimin e fitores së Erdoganit

Bordi i Lartë Zgjedhor në Turqi (YSK) e ka hedhur poshtë kërkesën e partive opozitare për anulimin e të gjitha votave në zgjedhjet lokale të Stambollit, ashtu si edhe zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar, ka bërë të ditur të hënën transmetuesi turk, NTV.

YSK gjatë javës së kaluar kishte vendosur për rivotim në zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit, duke përmendur parregullsi në emërimin e zyrtarëve të vendvotimeve, pas apeleve të partisë së presidentit Tayyip Erdogan (AKP), por nuk i kishte anuluar votat për administratorët e qarqeve, prefektët dhe këshillat lokalë.

Partia Popullore Republikane (CHP), parti kryesore opozitare, ashtu si edhe partia “Iyi” kanë argumentuar se nëse vota për kryebashkiak – të cilën e fitoi CHP-ja – ishte anuluar, atëherë të gjitha votat tjera në Stamboll, ashtu si edhe fitorja e Erdoganit në presidencialet e vitit të kaluar, duhet po ashtu të anulohen, pasi që të njëjtat parregullsi kanë qenë të pranishme edhe në ato zgjedhje.