Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale, ku kandidati Stevo Pendarovski, i përkrahur nga koalicioni qeverisës, ka marrë 51.66 për qind të votave.
Sipas rezultateve, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova ka marrë 44.73 për qind të votave, raporton “Alsat”.
Në zgjedhje të drejtën për votim e shfrytëzuan 46.7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, apo 844 mijë e 360 votues.
Ndërkohë, KSHZ ka njoftuar se pjesëmarrësit në zgjedhje kanë mundësi që të ankohen për procesin deri të martën në orën 19:00, ndërsa deri të mërkurën në orën 17:00 lidhur me mbledhjen dhe llogaritjen e rezultateve. Deri tash, zyrtarët kanë thënë se s’kanë pranuar ndonjë ankesë.
-
6 maj 2019 20:36
-
Shpërndaje në: