Botë

Merkel: Evropa s’duhet ta refuzojë Turqinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi të mërkurën se Evropa nuk duhet ta refuzojë Turqinë, pavarësisht shqetësimeve për shkak të zgjerimit të kompetencave të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Merkel tha për “Berliner Zeitung”, se Turqia është partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit islamik dhe se është në interesin e BE dhe NATO-s që të kenë marrëdhënie të mira me Ankaranë, transmeton Reuters.

“Nuk duhet thjeshtë larguar një partner të tillë, edhe në raport me zhvillimet negative të cilat duhen adresuar”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

E pyetur për negociatat e Turqisë për anëtarësim në BE, Merkel ishte pak më e rezervuar, megjithëse ritheksoi se Turqia do të vendoste një vijë të kuqe me BE-në nëse do të rikthente dënimin me vdekje.

“Ne në Evropë duhet që së bashku të diskutojmë se çfarë marrëdhënie të ardhme dëshirojmë me Turqinë”, shtoi ajo.