Botë

Netanyahu urdhëron vazhdimin e sulmeve në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë që të vazhdojë me sulmet masive ndaj militantëve në Gaza, në ditën e tretë të sulmeve me bomba në zonën kufitare.

Sipas autoriteteve në Gaza, 8 palestinezë janë vrarë që nga nisja e sulmeve ajrore të Izraelit derisa i vdekur ka mbetur edhe një izraelit, transmeton KTV.

Raportohet se rreth 450 raketa janë hedhur nga Gaza në territorin e Izraelit, por shumica prej tyre u bllokuan me sistemin e saj mbrojtës, ndërsa Izraeli sulmoi 200 caqe në Rripin e Gazës.

“Këtë mëngjes urdhërova Forcat mbrojtëse që të vazhdojnë me sulmet masive ndaj terroristëve në Rripin e Gazës dhe urdhërova vendosjen e tankeve përreth kufirit. Hamasi është përgjegjës jo vetëm për sulmet e tij, por edhe të xhihadistëve dhe tani do të paguajë çmim të lartë”, tha Netanyahu. Ky është sulmi më vdekjeprurës ajror që nga 2014.