Botë

Moti i keq mbërthen Italinë

Descriptive Text

Është fundjava e parë e majit, por në Itali duket sikur është mesi i nëntorit. Reshje të dendura dhe stuhi kanë mbërthyer disa rajone të veriut.

Këto xhirime janë bërë në zonat pranë liqenit të Gardës, atje ku erërat arritën një shpejtësi deri 100 kilometra në orë.

Temperaturat kanë rënë deri në 5 gradë Celsius. Autoritetet thanë se erërat e forta dhe përmbytjet kanë shkaktuar edhe probleme në qarkullimin rrugor, ku numërohen dhjetëra aksidente e disa të lënduar.

Image

E pazakontë për këtë stinë është edhe dëbora që ka rënë në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit. Niveli i dëborës në Bolxano e Trento arrin mesatarisht në 30 centimetra.

Ekipet e emergjencës u detyruan të mbyllnin disa rrugë automobilistike malore për shkak të rrëshqitshmërisë së lartë. Parashikohet që vala e motit të keq të shtrihet drejt jugut në ditët në vijim./tvklan.al