Botë

Nuk vaksinohen me poliomelit rreth 1.4 milion fëmijë pakistanezë

Rreth 1.4 milion fëmijë pakistanezë nuk i kanë marrë vaksinat e poliomelitit gjatë një fushate tre-ditore në prill.

Kjo, për shkak të raporteve të rreme se vaksina po i shkaktonte probleme shëndetësore fëmijëve. Thashethemet u përhapën në masë të madhe, duke shkaktuar panik në mesin e prindërve.

Banorët dogjën një qendër shëndetësore dhe bllokuan autostradat në shenjë revolte. Prindërit e panikuar nxituan për t’i dërguar fëmijët në spitale, transmeton KTV. Vetëm në Peshawar, rreth 45.000 fëmijë u ankuan për marramendje.

Si rezultat i thashethemeve, miliona fëmijë nuk morën pjesë në fushatën e fundit për të zhdukur virusin që mund të shkaktojë paralizë ose vdekje.