Botë

Prokuroria turke nis hetime për zgjedhjet në Stamboll, mbi 100 zyrtarë vendvotimesh trajtohen si të dyshimtë

Descriptive Text

Prokurorët turq kanë nisur 32 hetime rreth akuzave për parregullsi në zgjedhjet lokale të Stambollit më 31 mars, derisa 100 zyrtarë të vendvotimeve janë ftuar për t’u marrë në pyetje në cilësinë e të dyshimtëve, ka bërë të ditur të enjten agjencia shtetërore e lajmeve, “Anadolu”. Partia AKP e presidentit Tayyip Erdogan ka kërkuar anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll, një mundësi kjo që po e bën të veten tek tregjet financiare të Turqisë.

Rezultatet preliminare dhe disa rinumërime të zgjedhjeve lokale kanë treguar se AKP e ka humbur kontrollin mbi Stambollin dhe Ankaranë, kryeqytetin turk, transmeton Koha Ditore.

Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), në aleancë me partitë më të vogla, ka fituar zgjedhjet në të dyja qytetet. Hetimet janë përqëndruar në qarqet Maltepe, Kadikoy dhe Atasehir të Stambollit, shkruan Anadolu. Të dyshimtit po hetoheshin rreth akuzave për shkelje të ligjit zgjedhor dhe për keqpërdorim të postit gjatë numërimit të votave, shkruan në vazhdim. Zyra e prokurorit në Stamboll nuk ka dashur të komentojë.