Pas bisedës telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump, ata ranë dakord që së bashku të përpiqen për të forcuar një armëpushim në Siri.
Kremlini, i cili i quajti bisedimet ndërmjet tyre shumë pozitive, tha se dy udhëheqësit kishin theksuar për të luftuar më shumë kundër terrorizmit ndërkombëtar, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
“Putin dhe Trump folën me fokus të veçantë në perspektivën e Rusisë dhe SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, dhe për krizën në Siri”, thuhet në një njoftim nga zyra për komunikim e Kremlinit.
ftp://www.koha.net/bote/15792/trump-dhe-putin-do-te-bisedojne-sot-ne-telefon/