Botë

Putin: Nuk do të ketë rritje të menjëhershme të prodhimit të naftës

Rusia nuk do të rrisë në mënyrë të menjëhershme prodhimin e saj të naftës, pavarësisht ashpërsimit të sanksioneve amerikane ndaj Iranit, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin.

”Ne prodhojmë aktualisht 1,5 milionë fuçi naftë në ditë, por mund të prodhojmë edhe më shumë. Ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm.

”Ne kemi një marrëveshje me OPEC-un që parashikon ruajtjen e prodhimit në një nivel të caktuar. Kjo marrëveshje mbetet në fuqi deri në korrik’’, njoftoi Putin, gjatë një konference shtypi pas samitit të Rrugëve të Reja të Mëndafshit në Pekin./atsh