Botë

Merkel arrin në Soçi për takim me Putinin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel udhëtoi sot në Soçi, në vizitën e parë në Rusi pas dy vitesh, për të diskutuar me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa temat do të jenë Samiti i ardhshëm G20, situata në Ukrainë, Siri, Libi, si dhe marrëdhëniet ndërshtetërore.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert deklaroi më herët se Merkel dhe Putin do të kenë dy raunde bisedimesh dhe do të përgjigjen në pyetjet e gazetarëve, shkruan KP.