Botë

Zelenskiy në betejë me Parlamentin armiqësor ukrainas

Para se presidenti i ri ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, të fitonte, një lider i opozitës bënte konspiracion që të ulte kompetencat e tij dhe të mundësonte më lehtë shkarkimin e presidentit.

Andriy Sadovyi, kryetar i Samopomichit, partisë së dytë më të madhe opozitare në Parlament, para dy ditësh njoftoi se po kërkon përkrahje që të miratohet ligji, me të cilin do të zbuteshin kompetencat e presidentit.

Ky ligj do të jetë matës i armiqësisë që e pret presidentin e ri me Parlamentin. Zelensky pritet të marrë postin muajin e ardhshëm, transmeton KTV. Aftësia e tij për të punuar me parlamentin, e njohur si Rada, do të jetë tejet e rëndësishme me qëllim që të realizojë premtimet e dhëna elektoratit të tij, por edhe në miratimin e reformave.

Sidoqoftë, Parlamenti duhet të miratojë secilin emërim. Kjo nënkupton që presidentit të ri do t’i duhet së paku një partner në Parlament nëse ka ndërmend të realizojë diçka. Por, presidenti i ri deri tash nuk ka treguar se me cilat parti në Parlament do të mund të bashkëpunonte.