Botë

Vdiq në moshën 98-vjeçare Duka i Madh i Luksemburgut

Duka i Madh i Luksemburgut, Jean, ka vdekur në moshën 98-vjeçare, ka bërë të ditur i biri i tij Henri në një njoftim.

Ai ishte shtrirë në spital pasi vuante nga një infeksion në mushkëri dhe ka vdekur i rrethuar nga familja e tij, thuhet në njoftim.

Duka i Madh Jean abdikoi në vitin 2000 pas 36 vjetësh duke ia lënë pozitën të birit Henri.

Luksemburgu është monarki kushtetuese në të cilën Duka i Madh mban fuqi ekzekutive.