Botë

Pesë persona vdesin nga një termet në Filipine

Descriptive Text

Të paktën pesë persona vdiqën dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur sot nga shembja e të paktën dy godinave për shkak të një tërmeti të fuqishëm me manjitudë 6,3 në veri të Filipineve, njoftoi një përgjegjës lokal.

Tre nga trupat janë nxjerrë nga rrënojat e një godine në qytetin Porak, ndërkohë që një fëmijë dhe gjyshja e tij kanë mbetur të vdekur në shembjen e një godine në qytetin Lubao, njoftoi guvernatorja e provincës, Lilia Pineda, për televizionin ABS-CBN.

“Tërmeti ka shkaktuar dëme në elektricitet që pengon punën e forcave të shpëtimit”, shtoi ajo./ATSH