Botë

Sulmet terroriste në Sri Lankë u kryen prej shtatë sulmuesve vetëvrasës

Shtatë sulmues vetëvrasës i kanë kryer sulmet e djeshme terroriste në kisha dhe hotele luksoze në Sri Lankë, ka bërë të ditur të hënën një hetues.

Qeveria ka njoftuar gjithashtu se në sulmet ku mbetën 290 të vdekur dhe pesëqind të plagosur, ishte përfshirë një rrjet ndërkombëtar, transmeton Koha Ditore.

Prokurori Ariyananda Welianga ka thënë se dy kamikaz kanë hedhur në erë hotelin bregdetar "Shangri-la". Kamikazët tjerë kanë sulmuar tri kisha dhe dy hotele tjera. "Hetimet po vazhdojnë", ka thënë Welianga.