Botë

Numër rekord vrasjesh në Meksikë

Dhuna në Meksikë ka arritur nivelin më të lartë në çerekun e parë të këtij viti, me 8.493 vrasje të raportuara nga janari deri në mars, kanë treguar të dhënat zyrtare të autoriteteve meksikane.

Autoritetet përgjegjëse për të dhënat e krimit kanë bërë të ditur se numri paraqet ngritje prej 9.6 për qind krahasuar me periudhën e nëjtë kohore të vitit 2018. Viti i kaluar ishte konsideruar më i dhunshmi në historinë e Meksikën, me mbi 33.500 vrasje – numri më i lartë prej se më 1997 filloi mbajtja e të dhënave për të gjitha vrasjet, transmeton Koha Ditore.

Të dhënat e fundit janë në kundërshtim me pretendimet e presidentit majtist, Andres Manuel Lopez Obrador, se vrasjet kanë shënuar rënie prej ardhjes së tij në pushtet në dhjetorin e vitit të kaluar. Lopez Obrador ka mbrojtur krijimin e një Garde Kombëtare, si mjet kritik për luftimin e valës së dhunës që ka ngufatur vendin prej Qeveria meksikane i ka shpallur luftë karteleve të fuqishme të drogës në vend më 2006.

Ajo që na shqetëson më së shumti është krijimi i sigurisë publike”, ka deklaruar ai. “Kjo është arsyeja pse është propozuar një reformë kushtetuese, me qëllim që ushtria dhe marina të mund të na ndihmojnë”. Garda Kombëtare pritet të marrë përgjegjësi sigurie publike. Meksika ka regjistruar 250 mijë vrasje prej se nxori ushtrinë në terren për të luftuar kartelet e drogës.