Botë

Stuhi të fuqishme godasin jugun e SHBA-ve, viktima dhe shtëpi të shkatërruara

Descriptive Text

Stuhi të fuqishme dhe tornado kanë përfshirë jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Teksasin, ku vdiqën dy fëmijë dhe shumë shtëpi u dëmtuan.

Të dy fëmijët ishin përkatësisht 3 dhe 8 vjeç dhe ndodheshin në një makinë me prindërit e tyre kur një pemë e goditi makinën. Prindërit, të ulur para, mbetën të padëmtuar. Fatkeqësia ndodhi në Lufkin, në qarkun e Angelinës.

Sipas mediave amerikane të paktën 5 persona raportohen të kenë humbur jetën gjatë fundjavës. Një burrë banues në Misssippi, i identifikuar si 95-vjeçari Roy Ratliff humbi jetën të dielën kur një pemë e shkulur nga era e fortë ra në shtëpinë e tij./dita