Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta e grevë e përgjithshme 24 orësh në Greqi

Sindikatat në Greqi zhvilluan sot më 1 maj protesta dhe një grevë të përgjithshme 24 orësh në nivel kombëtar kundër masave të reja të kursimit në këmbim të zhbllokimit të kësteve të huasë ndërkombëtare.

“Qeveria dhe kreditorët kanë shfrytëzuar popullin dhe klasën punëtore prej shtatë vjetësh”, shkruan sindikata e fuqishme e punonjësve të administratës publike “Adedy”, ndërsa manifestimet e planifikuara u shpërndanë nga forcat e rendit në Athinë dhe në disa qytete të mëdha të vendit, transmeton ATSH.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sindikatat bënë thirrje të enjten për një grevë të përgjithshme më 17 maj për të protestuar kundër masave të reja të kursimit.

Nën presionin e kreditorëve të saj (Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar) qeveria pranoi në prill 3,6 miliardë euro kursime duke ulur pensionet në vitin 2019 dhe një rritje të taksave në 2020. Këto masa do të miratohen në mes të muajit maj nga Parlamenti dhe qeveria shpreson një marrëveshje gjithëpërfshirëse më 22 maj gjatë një takimi të ministrave të Financave të zonës euro.

Athina dhe kreditorët e saj janë duke përparuar drejt një marrëveshje paraprake, sipas një burimi të qeverisë sot.