Botë

Në Londër arrestohen tri vajza për “terrorizëm”

Foto: AFP

Tri vajza u arrestuan në lindje të Londrës, në kuadër të hetimeve të një komploti për sulm terrorist, që u parandalua javën e kaluar.

Policia Metropolitane tha se dy 18-vjeçare dhe një 19-vjeçare janë arrestuar nën dyshimet për përgatitje dhe nxitje të akteve terroriste.

Të premten e kaluar, policia britanike tha se ka parandaluar një komplot terrorist, duke qëlluar një grua gjatë bastisjes në një shtëpi në Uillesden, në veriperëndim të Londrës.

Bastisje ka pasur edhe në Kent, ku janë arrestuar gjashtë persona.

Muajin e kaluar, nga një sulm terrorist në Londër kanë vdekur gjashtë veta.