Botë

Hammond: Parlamenti britanik ka shumë gjasa ta shqyrtojë referendumin e ri për Brexit

Ministri britanik i Financave, Philip Hammond, ka thënë të premten se janë të shumta gjasat që ideja e një referendumi të dytë për Brexit dikur të nxirret sërish për votim para Parlamentit, ndonëse Qeveria vazhdon ta kundërshtojë çdo mundësi për votim të ri.

Hammond ka thënë po ashtu vendi do të jetë pisk me kohë për organizimin e një referendumi të ri para 31 tetorit, kur Britania e Madhe pritet që të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

“Është kjo një predispozitë që duhet dhe, bazuar në të gjitha dëshmitë, ka shumë të ngjarë që të nxirret para Parlamentit herët apo vonë”, ka thënë Hammond para gazetarëve në Washington, ku po merr pjesë në takimet me Fondin Ndërkombëtar Monetar.

Ideja e referendumit të ri ishte mes alternativave të Brexitit në marrëveshjen e kryeministres, Theresa May, të arritur me Bashkimin Evropian, i cili gjatë muajit të shkuar është nxjerrë për votim para ligjvënësve britanikë por nuk ka gjeneruar shumicë parlamentare.