Botë

Në Indonezi rreth 24 mijë persona janë prekur nga përmbytjet

Rreth 24 mijë persona janë prekur këtë javë nga përmbytjet që kanë goditur provincën indoneziane të Javas Perëndimore.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, bëri të ditur se nga qyteti Bandung dhe rrethinat e tij, rajon që u godit nga përmbytjet, 700 persona janë evakuuar në zona të sigurta.

Nugroho theksoi se “24 813 persona janë prekur nga përmbytjet, ndërsa 8 271 ndërtesa janë dëmtuar”.

Ai shtoi gjithashtu se “në këtë rajon, ku është shpallur gjendja e emergjencës deri më 22 prill, janë ndërmarrë angazhimet për të ndihmuar personat e prekur nga kjo fatkeqësi”.

Në përmbytjet që ndodhën muajin e kaluar në provincën indoneziane Papua humbën jetën mbi 100 persona.