Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Japonezët mbrojnë SHBA-në nga Koreja e Veriut

Japonia ka dërguar luftanijen e saj më të madhe për të mbrojtur anijen cisternë amerikane të nisur drejt flotiljes detare të SHBA-së në rajon, për ta furnizuar me karburant, transmeton TCH.

Dërgimi i helikopter-mbajtëses Izumo përbën të parin operacion të këtij lloji që prej miratimit të paketës së ligjeve polemizuese mbi zgjerimin e rolit të ushtrisë japoneze. Izumo, 249 metra e gjatë, mund të mbajë deri në 9 helikopterë dhe ngjason me anijet amfibe sulmuese të Uashingtonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njësia luftarake së cilës po i drejtohet anija cisternë amerikane kryesohet nga aeroplanmbatesja “Carl Vinson”, që Peniani kërcënon ta fundosë. Flotilja u dërgua në rajon në mesin e përshkallëzimeve me Korenë e Veriut, e cila e ndërmori edhe një test tjetër raketor pavarësisht paralajmërimeve të Perëndimit për ta ndaluar këtë aktivitet të sajin, së bashku me atë nuklear.

Kushtetuta japoneze e pasluftës së Dytë Botërore ia ndalon ushtrisë së vendit përdorimin e forcës për zgjidhjen e konflikteve, me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për vetëmbrojtje.