Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Droja që pas Brexit të ndodhë Frexit

Rreziku i një skenari francez të ngjashëm me atë britanik është artikuluar edhe nga favoriti për presidencën franceze, Emmanuel Macron.

Ideja e Frexit-it është hedhur me kohë nga rivalja e tij, liderja e ekstremit të djathtë, Marine le Pen, por tani edhe vetë kandidati i qendrës, një mbështetës i hapur i BE-së, e përmend këtë rrezik, duke treguar se ai është real.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Macron tha për BBC se Bashkimi Europian duhet të reformohet, në të kundërt, do të përballet me mundësinë e një shkëputjeje të Francës, transmeton TCH. Zgjedhësit francezë i drejtohen të dielën qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku gjenden përballë njëri-tjetrit dy fituesit e raundit të parë, Macron dhe Le Pen.

Kjo e fundit po shfrytëzon ndjenjat kundër bllokut e ka premtuar një referendum mbi anëtarësimin e vendit në BE. Me zotimin të rimarrë kontrollin e kufijve e të grushtojë ashpër emigracionin, Le Pen fitoi mbështetje të madhe në zonat rurale e ato ish-industriale.

Macron vazhdon megjithatë të kryesojë në sondazhe me 20 pike përqindjeje.