Botë

Trageti godet dhe e rrëzon një pjesë të urës në Brazil

Një traget është përplasur me një urë në shtetin Para në Brazilin Verior.

Dëshmitarët thanë se dy makina të vogla kanë rënë në ujë pasi anija goditi një nga shtyllat

Megjithatë është ende e paqartë sa njerëz janë lënduar derisa zhytësit ujor janë duke kërkuar në ujë. Pesë ekuipazhe të anijes thuhet se janë shpëtuar, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Guvernatori Helder Barbalho, shpalli gjendje të jashtëzakonshme pas aksidentit.

“Prioritet i yni është kërkimi i viktimave dhe dhënia e mbështetjes komplete për familjet e tyre”, i ka thënë ai medieve shtetërore.

Barbalho në Twitter paraqiti pamjen ku u rrëzuan 860 metra të urës.

Ura e cila gjendet në rajonin e Amazonit, çon në një nga portet më të ngarkuara të Brazilit, në Belem.