Botë

Nisin luftime të reja në kryeqytetin e Libisë

Descriptive Text

Luftime të reja janë duke u zhvilluar pranë kryeqytetit libian, Tripoli. Lufta po zhvillohet mes forcave pro-qeveritare dhe luftëtarëve kryengritës nga lindja e vendit.

Raportet thonë se përplasjet mes kryengritësve të Gjeneralit Khalifa Haftar dhe grupeve pro-qeveritare po zhvillohen në tre rrethina në jug të kryeqytetit, transmeton KTV.

Tripoli është baza e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht nga OKB-ja. Së fundmi, në takimin e shteteve anëtare të G7-s, është kërkuar ndalja urgjente e luftimeve në Libi. Ky shtet, që nga vrasja e liderit Muamar Gadafi, nuk ka pasur qëndrueshmëri politike.