Botë

Netanyahu zotohet se do të aneksojë Bregun Perëndimor nëse fiton zgjedhjet

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se nëse ai fiton zgjedhjet do të aneksojë vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor.

Izraelët shkojnë në votime të martën dhe Netanyau është duke garuar me partitë e krahut të djathë, të cilët i mbështesin pjesët e aneksuara në Bregun Perëndimor, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Vendbanimet janë të jashtëligjshme duke u bazuar në ligjin ndërkombëtarë edhe pse Izraeli e kundërshton këtë.

Muajin e kaluar, SHBA-ja ka njohur Rrafshnaltën e Golanit, të rrethuar nga Siria në vitin 1967, si territor i Izraelit.

Izraeli ka vendosur rreth 400,000 hebrenj në vendbanimet e Bregut Perëndimorë, me 200,000 banorë të tjerë në Jerusalemin Lindor.

Palestinezët duan të krijojnë shtet në zonat e pushtuara si Bregu Perëndimor, Jersualemi Lindor dhe Rripi i Gazës.