Botë

Skandali financiar bashkon kryeministra, yje e dallaveraxhinj

Është një prej skandaleve më të mëdha financiare të botës. Miliarda dollarë nga fondi shtetëror që ishin ndarë për të ndihmuar popullin malajzian janë avulluar pa lënë asnjë shenjë në sistemin financiar global.

Sipas hetuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Malajzisë, paratë e tyre përfunduan në xhepat e një grushti individësh dhe ishin përdorur për të blerë pasuri të paluajtshme, një aeroplan privat, vepra artistike të Van Goghut dhe Monetit – dhe për financimin e një filmi hollivudian, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe dufi për shpërdorimin e një miliard dollarëve ka shkaktuar zemërim të madh anembanë botës, me disa prej autoriteteve që së paku në gjashtë shtete po hetojnë transaksionet financiare nga bankat zvicerane në një parajsa taksash në një ishull që ndodhet në zemër të Azisë Juglindore.

Skandali çoi edhe në rrëzimin e një partie politike që po qeveriste Malajzinë gjatë gjithë historisë së vendit prej shpalli pavarësinë. Goldman Sacks, një prej bankave më të fuqishme në “Wall Street”, po përballet me proces gjyqësor në Malajzi – të cilën thotë se po mundohej ta mbronte me vendosmëri.

Njëherësh një maçomen në arrati akuzohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Malajzi – ai është i famshëm për jahtin e tij superluksoz prej 250 milionë dollarësh, por që tani është në duar të autoriteteve....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)